Deputeti i PD-së lë mandatin, reagon Basha - Bota Sot
Deputeti i PD-së lë mandatin, reagon Basha

Shqipëria

E mërkurë, 17 tetor 2018

Deputeti i PD-së lë mandatin, reagon Basha

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 17:03
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Eduard Halimi.

Përmes një statusi në Facebook, Basha thotë se Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese. Kryedemokrati shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për Halimin dhe thotë se ai po largohet nga politika për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë.

Statusi i plote

Eduart Halimi vendosi sot të lërë mandatin e deputetit, të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë. Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij.Si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një jurist i mprehtë, Ed Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese të padiskutueshme në Ministrinë e Drejtësisë, dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat tona për ligjshmëri, kushtetueshmëri, për luftë ndaj krimit e korrupsionit dhe përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme.Shpreh falenderimet dhe mirënjohjen nga zemra për kontributin e tij të çmuar, dhe bashkë me urimet e mija më të mira, edhe bindjen se me projektet e reja që ka, ai do të vazhdojë ti shërbejë ligjit dhe vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test