Vonohen pagat e pedagogëve në Tiranë, vjen reagimi i parë nga deputetët - Bota Sot
Vonohen pagat e pedagogëve në Tiranë, vjen reagimi i parë nga deputetët

Shqipëria

E martë, 20 nëntor 2018

Vonohen pagat e pedagogëve në Tiranë, vjen reagimi i parë nga deputetët

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 21:34
ilustrim

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj ka reaguar në lidhje me shqetësimin që kanë pedagogët e universiteteve në tiranë për vonesat e pagave të muajit janar.

Në një status në facebook, Rrokaj thotë se ka në terr informativ nga ana e ministrisë së arsimit.

Reagimi

Pedagogët pa paga, Qeveria mendon për fasada ekranesh.

Prej 10 ditësh pedagogët e universiteteve publike nuk kanë marrë pagat. Terr informativ nga MASR. Disa drejtues të lartë, të zgjedhur a të emëruar as që duan t’ia dinë për pedagogët dhe familjet e tyre. Madje, sikur të jetonin në hënë e të mos ishin edhe këta rrogëtarë, as që nuk e dinë se pedagogët nuk kanë marrë pagat, por e marrin vesh prej tyre. E më tej thjesht informohen prej MASR, se qenka duke u përgatitur një akt nënligjor. Po përse ky akt nënligjor nuk është bërë në kohën e duhur? Përse nuk ka një komunikim administrativ a publik nga ministria përgjegjëse? Çfarë qenka kaq e vështirë për një akt nënligjor në raport me 6000 mijë familjet e profesoratit?

Ka vetëm një përgjigje: papërgjegjshmëri. Kur mendon se sa kohë shpenzon qeveria për fasada ekranesh e aktrime nëpër salla doemos qytetarët, kinse në bashkëqeverisje, mbeten më të keqpërdorurit prej saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test