Shi dhe dëborë, ja si do të jetë moti në fundjavë

Shqipëria

Shi dhe dëborë, ja si do të jetë moti në fundjavë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 22:19
ilustrim

Kjo fundjavë pritet që të jetë me reshje shi dhe dëbore.

Sipas meteoalb, duke filluar gjatë natës së sotme, e premte  vranësira të dendura do mbulojnë të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu gjatë gjithë së shtunës, në të gjithë territorin ndërsa reshje dëbore në 600 m mbi nivel deti.

Ndërsa e diela mbetet me vranësira por reshje më të pakta shiu e dëbore, kryesisht në Jug dhe zonat Lindore. Temperaturat do të ulen me 2 – 3°C mesditën e së shtunës ndërsa e diela sjell një tjetër rënie me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, duke luhatur vlerat e tyre nga –3°C në 12 – 13°C. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat