I vranë djalin 7 vite më parë, nëna e volejbollistit: Plaga jonë rrjedh gjak përditë, dua drejtësi! - Bota Sot
I vranë djalin 7 vite më parë, nëna e volejbollistit: Plaga jonë rrjedh gjak përditë, dua drejtësi!

Shqipëria

E premte, 19 tetor 2018

I vranë djalin 7 vite më parë, nëna e volejbollistit: Plaga jonë rrjedh gjak përditë, dua drejtësi!

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 07:21
Juxhin Guza

Reforma në drejtësi me kumbarë ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin është shpresë edhe për shumë familje shqiptare që thonë se nuk kanë gjetur të drejtën në dyert e drejtësisë.

Prej tyre është edhe familja e Juxhin Guzës, volejbollistit 24 vjeçar të vrarë 7 vjet më parë në Durrës pas një grabitje. Prej asaj ditë, e ëma vijon të klithë për atë që e quan vrasje të trefishtë. 13 shtatori i vitit 2011 është nata kur në familjen e Juxhin Guzës, volejbollistit 24 vjeçar të Durrëit, trokiti tragjedia.

Persona që edhe pas 7 vjetësh nuk u dihet nami e nishani, e sulmuan për ta grabitur Juxhinin në derën e pallatit ku jetonte. Pak pas sulmit humbi jetën në spitalin e qytetit.

"Plaga jonë është shumë e madhe, ajo rrjedh gjak përditë", thote ajo. 

Familja Guza është larguar vetëm fizikisht nga banesa ku humbi djalin, por shpirtërisht nëna e tij Irma nuk rresht së kërkuari drejtësi, për atë që e quan një vrasje të trefishtë.
Nëna: Kriminelët ordinerë që qëlluan mbi Xhinon për një vjedhje ordinere. Vrasja e dytë është nga mjekët e spitalit, ndërsa vrasja e tretë vjen nga drejtësia. 

Irma nuk ua di as fytyrat as emrat autorëve të vrasjes. Hetimi i prokurorisë së Durrësit nuk arriti ti identifikojë. Të vetmit që u përballën me drejtësinë ishin dy mjekë që u akuzuan për mjekim të pakujdesshëm.

Ata u dënuan me një vit burg dhe një vit heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit, siç tregon edhe ky vendim i Gjykatës së Durrësit, por për familjen Guza, drejtësia nuk është vënë ende në vend.

"Unë nuk do të rresht që përgjegjësit kryesor të marrin atë që meritojnë", thote ajo.

Familja e Juxhin Guzës  ashtu si edhe shumë familje të tjera shqiptare që ndjehen të ndëshkuara nga drejtësia e munguar i kanë varur shpresat tek dy ambasadorët Lu e Vlahutin, të lidhur ngushtësisht me reformën në drejtësi.

Juxhin Guza vlerësohej si talent i volejbollit shqiptar dhe emri i tij është përjetësuar në qytetin e Durrësit në një rrugë në Lagjen 5 të qytetit bregdetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test