Presidenti Meta dekreton ndryshimet në diplomacinë shqiptare

Shqipëria

Presidenti Meta dekreton ndryshimet në diplomacinë shqiptare

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:01
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekreton ndryshimet në disa ambasada shqiptare.

Kështu Filloreta Kodra nuk do jetë më ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Vendin e saj do e zërë Ravesa Lleshi.

Po ashtu Meta dekreton lirimin nga detyra të zonjës Venera Domi, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezidente

Në këtë ambasadë do të shkojë Ferit Hoxha, me një karrierë të gjerë diplomatike dhe pranë ministrisë së Jashtme shqiptare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat