Apeli i fortë i 'Helsinkit': Po diskriminohen të sëmurët me kancer, nuk ka ilaçe për kimioterapi - Bota Sot
Apeli i fortë i 'Helsinkit': Po diskriminohen të sëmurët me kancer, nuk ka ilaçe për kimioterapi

Shqipëria

E martë, 23 tetor 2018

Apeli i fortë i 'Helsinkit': Po diskriminohen të sëmurët me kancer, nuk ka ilaçe për kimioterapi

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar diskriminim i Pacientëve në Shërbimin e Hematologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ja cili është raporti i publikuar sot bashkë me apelin drejtuar Kryeministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë:

Në muajin shkurt 2017, Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me organizatën “Together for Life”, ju drejtuan Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi me rekomandim për të hetuar në rrugë administrative me nismën e tij, diskriminimin e pacientëve në Shërbimin e Hematologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Pas trajtimit të ankesave të pacientëve nga të dy organizatat rezultoi se, në muajin Janar 2017 ka patur mungesë të ilaçeve Mabthera, Velcade, Endoxan dhe Nepogen, me vlerë të lartë financiare dhe që janë pjesë e kimioterapisë që realizohet në Shërbimin e Hematologjisë pranë QSUT. Ky shërbim trajton sëmundjet e rënda të kancerit në gjak dhe është shërbim unik mjekësor për pacientë nga zona të ndryshme të vendit.

Pas paraqitjes së dokumenteve e shkresave provuese si dhe pas verifikimeve të kryera nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rezultoi se, QSUT nuk ka siguruar ilaçet e mësipërme në periudhën në fjalë, duke u mohuar pacientëve mjekimin e plotë dhe efikas sipas protokollit përkatës shëndetësor.

Për rrjedhojë, me Vendimin nr. 49, dt. 07.02.2018, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi diskriminimin e drejtëpëdrejtë të shtetases G. D., dhe të gjithë pacientëve të Shërbimit të Hematologjisë për shkak të gjëndjes shëndetësore. Gjithashtu, Komisoneri ka urdhëruar që kjo Qendër, të sigurojë në kohë dhe në sasi, medikamentet mjekësore që nevojiten në Shërbimin e Hematologjisë.

KShH dhe Together for Life, nisur nga rastet e përsëritura të mungesës së medikamenteve për pacientë me sëmundje të rënda në institucionet e shërbimit shëndetësor publik, i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të saj të varësisë, të marrin masat për ofrimin e një shërbimi të përshtatshëm mjekësor. Shëndeti i njerëzve ka rëndësi jetike dhe pacientët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga lloji i sëmundjes dhe medikamentet që rekomandohen nga stafi mjekësor për trajtimin e tyre. Përfaqësimi i këtij rasti u realizua në kuadër të nismës “Respektimi më i mirë i të drejtave të njeriut përmes forcimit të Shtetit të së Drejtës” (Klinika Ligjore XI), mbështetur nga Civil Rights Defenders.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test