Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes, të vendeve anëtare të NATO.
Në ditën e parë të Ministerialit, Ministrja Xhaçka ka pasur një takim me Sekretarin i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.
Xhaçka bën me dije se ka nformormuar Stoltenberg mbi angazhimin tonë për të përcaktuar 2% të GDP për mbrojtjen deri në vitin 2024.
Ndërsa, mësohet se temë e diskutimit me Stoltenberg ishin edhe misionet paqeruajtëse si edhe emergjencat civile”
Stoltenberg shprehur vlerësim maksimal përfaqësimit të Shqipërisë në misionet e NATO.
“Përkushtimi dhe profesionalizimi i ushtarakëve shqiptarë, vlerë e madhe”, tha kreu i NATO-s. Ministeriali i Brukselit i paraprin përgatitjeve për Samitin e krerëve të shteteve në Korrik në Bruksel.