Kryeprokurorja Marku: Të përshpejtohen hetimet në çështjet e Krimeve të Rënda - Bota Sot
Kryeprokurorja Marku: Të përshpejtohen hetimet në çështjet e Krimeve të Rënda

Shqipëria

E premte, 16 nëntor 2018

Kryeprokurorja Marku: Të përshpejtohen hetimet në çështjet e Krimeve të Rënda

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 15:25
Arta Marku në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Apelit

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Apelit ka kërkuar më shumë bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit.

Kreu i organit të akuzës ka kërkuar gjithashtu që të përshpejtohen hetimet në çështjet e Krimeve të Rënda, ndërkohë garanton se pavarësia e prokurorëve mbetet e pacënuar.

Arta Marku: Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë.

Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë.

Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale. Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test