Basha mungon sot në Parlament, zbardhet agjenda jashtë vendit

Shqipëria

Basha mungon sot në Parlament, zbardhet agjenda jashtë vendit

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 09:43
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të mungojë seancën e sotme plenare.

Mungesa e tij lidhet pikërisht me në axhendë dy ditor që ka kryedemokrati jashtë vendit. 

Zyra për shtyp e PD-së, njofton se “me ftesë të kryeministrit te Hungarisë Viktor Orban, Basha po merr pjesë në samitin e Komitetit Ekzekutiv te CDI, organizatës botërore te partive te qendrës se djathte, i cili mbahet ne Budapest”.

Sipas këtij njoftimi mësohet se në fokus te takimit dy ditor janë zhvillimet politike dhe bashkëpunimi mes partive te qendrës se djathte. Ne samit marrin pjesë një numër i madh drejtuesish politike te Partisë Popullore Europiane dhe partive te qendrës se djathte nga e gjithë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat