7 persona raportohet të jenë bllokuar mëngjesin e sotëm në Malin e Dajtit, si pasojë e reshjeve intensive të dëborës të rëna gjatë orëve të mbrëmjes.
Mësohet se personat e bllokuar udhëtonin me dy taksi drejt Malit të Dajtit.
Dy taksitë ishin ngjitur që mbrëmë në malin e Dajtit për të marrë pasagjerë, ndërsa mëngjesin e sotëm janë nisur drejt Tiranës, por janë bllokuar në rrugë.
Në secilën prej makinave kishte nga shtatë, pasagjerë, por pesë prej tyre u transportuan me një kamion.
Ndërkaq, 7 persona të tjerë vijojnë të qëndrojnë të bllokuar, në pritje të ndihmës.