Rama në Kuvend: Nuk i shkatërruam ne Universitete, por klasa politike

Shqipëria

Rama në Kuvend: Nuk i shkatërruam ne Universitete, por klasa politike

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:41
Edi Rama në Kuvend

Si çdo të enjte, kur dalin akuzat ndaj tij, Edi Rama nuk është në veten e tij. Duke folur në Kuvend, kryeministri i Shqipërisë si zakonisht, ka degjenerua në fjalorin e tij duke përdorur fjali e fjalë pa lidhje.

‘A është luftë me arsimin e vendit, reforma jonë e arsimit, apo dhënia e bekimit dhe mbështetjes për Kristalin, Vitrinat, magazinat, UFO-n, çufon dhe bubin kaçurrel. Univestitetit publik ja bëri kjo politikë’, u shpreh Edi Rama.

Sipas kryeministrit, ‘për tarifat, a janë rritur apo jo tarifat pas miratimit të ligjit të arsimit të lartë. E dyta, qeveria nuk vë tarifa, ato i vënë universitetet. Qeveria vë vetëm një tarifë tavan’.

Rama tha se, ‘rektori nuk e ka problemin as me mua as me qeverinë, por me dekanët dhe universitetin’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat