Vasili thumbon Lu e Vlahutin - Bota Sot
Vasili thumbon Lu e Vlahutin

Shqipëria

Vasili thumbon Lu e Vlahutin

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 13:52
Petrit Vasili

Kryetari i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili, nje nje reagim per mediat thote se ONM e ka pranuar qe ligji u shkel me kandidatet e rrezuar prej tyre, por te perzgjedhur me pas ne shortin me gogla per KLGJ dhe KLP. Ai ka thumbuar edhe ambasadoret e SHBA dhe BE ne vendin tone, Vlahutin dhe Lu, teksa nenvizon se “reforma ne drejtesi eshte zhytyr ne batakun e antiligjit”.

REAGIMI I PLOTE i VASILIT:

ONM pranon qe ligji u shkel. Gjynah per ata qe brohoriten per drejtesine e goglave.

ONM dhe shefja e misionit Calavera na thote qe kandidatet e rrezuar prej tyre ONM e paska bere sipas ligjit.
Po kush e ka shkelur ligjin?
Maxhoranca e ka shkelur ligjin ne mes te dites dhe kandidatet e perjashtuar nga ONM i pranoi,i zgjodhi dhe i votoi.
Ligji nuk ka dy lexime,por ka vetem nje lexim: te zbatohet pike per pike sic eshte shkruar.
Keta kandidate qe ONM i perjashtoi si te padenje u hodhen te goglat dhe u zgjodhen nga goglat.
Drejtesia e goglave eshte pra edhe sipas ONM nje short mes te paligjshmeve, pra nje drejtesi kunder ligjit e zhytyr ne batakun e antiligjit.
Drejtesia e goglave te kandidateve te paligjshem ishte drejtesi per tu refuzuar e per tu perbuzur.
Gjynah per kedo…. qe u ekzaltua dhe mbrojti drejtesine e paligjshme te goglave.
ONM pranon qe ligjet jane lexuar sipas qejfit nga maxhoranca.

Po ONM eshte perbere nga perfaqesues te SHBA dhe BE.

Po keta perfaqesuesit e BE dhe SHBA ne Tirane kete ONM e tyre a e degjojne?

Se keta BE dhe SHBA ne Tirane opoziten dihet qe nuk e degjojne bile e pergojojne dhe e mallkojne, se keta e duan Shqiperine me shume se shqiptaret e opozites qe jane kunder maxhorances se droges dhe korrupsionit.

Reforma ne drejtesi eshte zhytyr ne batakun e antiligjit.

Kryeministri ne reformen ne drejtesi po ecen me moton shkaterrimtare”po e fillojme duke e shkelur ligjin pastaj e respektojme rruges”.

Kesaj moto-je shkaterrimtare po i bejne sherbim edhe ca te huaj here me deklarata here me lobime te shumta te ndotura e pas kuintave.
Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 qe kushtetuta kerkon.
Anetaret e KLP dhe KLGJ u zgjodhen gjithfaresh qe dhunonin ligjin:ca qe ONM i rrezoi si te padenje,ca qe kishin qene spiune te sigurimit, ca kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,ca qe kishin bere evazion fiskal.
Eshte tragjik rrenimi i endrres se shqiptareve per nje drejtesi te re, te bazuar vetem ne ligj dhe te barabarte per te gjithe.
Kjo enderr u fik nga parate e pista te droges dhe korrupsionit,cdo alibi ne shqip dhe anglisht eshte vetem inkriminim akoma me i thelle ne kete faj historik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test