“President i përbashkët me Kosovën”, Patozi sulmon Bashën: Pse kaq mllef për klasën politike

Shqipëria

“President i përbashkët me Kosovën”, Patozi sulmon Bashën: Pse kaq mllef për klasën politike

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 18:19
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi duket se është mjaft vigjilent me deklaratat që bën kreu i PD-së Lulzim Basha.

Edhe ditën e sotme, Patozi nuk ka nguruar për të reaguar për qëndrimin që Basha pati lidhur me idenë e kryeministrit Edi Rama, hedhur në Kosovë për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Në një reagim në profilin e tij në ‘Facebook, Patozi duke u shprehur se ideaja e Ramës është një shpikje që ta shpif, nuk kurseji as Bashën, i cili deklaroi se Shqipërisë dhe Kosovës nuk i duhet një hajdut më shumë.

Patozi thotë se nuk e kupton këtë deklaratë të Bashës ndaj klasës politike shqiptare, që sipas tij, del se vetëm ai është i pastër, duke shtuar se duket sikur Basha ka ardhur sot në Shqipëri, dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.

REAGIMI I PATOZIT

KUSH JANË HAJDUTËT E TJERË, LULZIM?

Kosova dhe Shqipëria nuk paskan nevojë për një hajdut më shumë, ndaj edhe idea e Edi Ramës për një president të përbashkët nuk paska vlerë. Kështu paska thënë sot me plot gojën Lulzim Basha.

Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht.

Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për “klasën politike” shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.

Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrësesi për arsyen idjote të Lulzim Bashës. I cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht alsionin politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat