Nxënësi shqiptar me bluzën e “Shqipërisë së Madhe”, Majko jep ‘sqarime’

Shqipëria

Nxënësi shqiptar me bluzën e “Shqipërisë së Madhe”, Majko jep ‘sqarime’

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:23
Nxënësi shqiptar me bluzën e “Shqipërisë së Madhe”

Fotoja e zv/ambasadorit shqiptar me fëmijën me bluzën me hartën e Shqipërisë së Madhe në Kretë ka shkaktuar një gricje të re shqiptaro – greke.

Deputeti i Demokracisë së Re, Theodhos Karaoglu ka kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm grek, Nicolas Kotzias.

Sipas kryediplomatit grek ky ishte një rast unik, pa precedentë dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet të fokusohen tek një fëmijë që nuk e di se çfarë kuptimi ka harta.

“Ministria e Jashtme greke dënon çdo forme irredentizmi, nacionalizmi si dhe ksenofobine e racizmin. Për sa i perket pranisë së zv/ambasadorit kjo gjë nuk ka ndodhur më parë, nuk ka asnjë incident as te ngjashëm, si dhe u dhanë shpjegime nga ministri i Diasporës Pandeli Majko gjatë takimit me ministrinë e Brendshëm P. Shkurletis në lidhje me episodin e pazakonte.

Majko theksoi se nuk duhet një rastësi të errësoje aspak marrëdhëniet Shqipëri-Greqi”, tha Kotzias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat