“Po dhunohen pronat e komunitetit grek në Himarë”, reagimi i PBDNJ-së

Shqipëria

“Po dhunohen pronat e komunitetit grek në Himarë”, reagimi i PBDNJ-së

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:25
ilustrim

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe OMONIA kanë dalë në një deklaratë për shtyp ku denoncojnë sipas tyre shkatërrimin e pronave të banoreve të Spillesë, në kuadër të zbatimit të projektit "Rikualifikimi Urban Spile Himarë".

Sipas tyre projekti i  sipërpërmendur është shpallur absolutisht i pavlefshëm me vendimin Nr. 1594  datë 06/12/2017 të Gjykatës Administrative të shkalles së parë Vlore, sikurse edhe të gjitha aktet që rrjedhin prej saj.

Reagimi

Gjykata Administrative Vlore me vendimin Nr. 2898/1, datë 23/09/2017 ka mare gjithashtu masën e sigurimit të padisë dhe pezullimin e aktit administrativ “Rikualifikim Urban Spile”.

Veprimet arbitrare të Bashkisë Himarë dhe qeverisë dëshmojnë edhe njëherë funksionimin  në mënyrë banditeske të administratës bashkiake dhe qeverisë që e mbështet, duke mos respektuar asnjë institucion shtetëror as Gjykatat, as Avokatin e Popullit e aq më tepër të drejtat e njeriut, të drejtën e pronës etj.

Në të njëjtën kohe denoncojmë edhe bashkëpunimin e forcave të Rendit në këto veprime antiligjore dhe abuzive në dem të banorëve të komunitetit Etnik Grek të Himarës.

Banorët e Himarës do të vazhdojnë luftën ligjore kundër abuzuesve dhe shkelësve  të ligjit dhe të Kushtetutës deri në ndëshkimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat