Prokuroria do të nisë hetimet për Adriatik Llallën?!

Shqipëria

Prokuroria do të nisë hetimet për Adriatik Llallën?!

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 15:26
Adriatik Llalla dhe Donald Lu

Një dite pas përgjigjes se Ambasadës se Shteteve te Bashkuara te Amerikës per Vizion Plus, ku nënvizohej gatishmëria per te ndihmuar ne hetimin e çdo zyrtari te larte te korruptuar, Vizion Plus ju drejtua serish Prokurorisë se Përgjithshme, nese ka nisur nje hetim mbi Adriatik Llallën, apo është kërkuar ndihma e Shteteve te Bashkuara.

Ne përgjigjen e tij zyrtare organi qendror i akuzës shprehet se është i hapur ndaj çdo hetimi.

“Ne i mbetemi deklaratës së mëparshme komunikuar me ju dhe padyshim që jemi të hapur ndaj çdo hetimi.”

Ndryshe nga deklarata e mëparshme ne te cilën nxitej puna e prokuroreve dhe mbështetej ndëshkimi i kujtdo qe cenon parimet e shtetit te se drejtës, kesaj here Prokuroria e Përgjithshme është e hapur per hetime duke nënkuptuar këtu dhe ndihmën qe mund të ofrojnë Shtetet e Bashkuara.

Vizion Plus u interesua dhe pranë prokurorisë se krimeve të renda, por nga ky institucion mësohet se nuk ka nisur hetim për ish-prokurorin e përgjithshëm as edhe kryesisht, qe është nja e drejte e Prokurorisë.

Me 14 shkurt, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe familjaret e tij, pasi sipas Sekretarit te Shtetit Rex Tillerson, kishte informacione se ai ishte përfshire ne korrupsion gjate kohës te ushtrimit te detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat