Shkarkimi me vendim ‘urgjent’ për drejtorin e portit të Durrësit, kush është socialisti i flaktë që e zëvendëson?

Shqipëria

Shkarkimi me vendim ‘urgjent’ për drejtorin e portit të Durrësit, kush është socialisti i flaktë që e zëvendëson?

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 17:58
Edi Rama dhe Afrim Bakaj

Nga sot Autoriteti Portual i Durrësit do të ketë një drejtori të rinj, një emër jo i panjohur në kontributet dhe angazhimin e tij në Partinë Socialiste.

Bëhet fjalë për Afrim Bakaj, i cili sot ka marrë emërimin për të drejtuar portin më të madh në vend duke zëvendësuar kështu Artjan Qiricin, i cili kishte vetëm katër muaj në postin e drejtorit të përgjithshëm, ndërsa më herët ka qenë zëvendësdrejtor.

'Gazeta Express' kontaktoi me Qiricin dhe e pyeti rreth vendimit të shkarkimit për të cilin ai tha se i ishte komunikuar sot, duke mos dhënë më shumë detaje rreth arsyeve. Edhe pse janë kthyer 'në modë' shkarkimet për arsye politike, vetë Qirici pritet që të prononcohet në ditët në vijim rreth vendimit të papritur. 

Por kush është drejtori i ri?

Afrim Bakaj, ish drejtori i AKU-së ,i cili u detyrua të linte drejtimin e këtij institucioni pas marrëveshjes PS-PDIU, ku PDIU mori drejtimin e këtij institucioni, njihet ndryshe si krahu i djathtë i kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos.

Bakaj nga vitit 2016 është votuar si delegat për qarkun e Durrësit në kongresin e PS-së, por lidhjet e tij me të majtën janë më të hershme, ndoshta dhe më te hershme sesa e faktojnë fotot në grevën që PS bëri në 2010. Siç duket edhe në këto foto Bakaj aso kohe ishte futur bashke me të majtët në greve për të kërkuar kështu hapjen e kutive të votimit.

Ndërsa së fundmi emri i tij u lakua në media gjatë fushatës zgjedhore në qershor 2017, ku Bakaj u përfshi në një sherr me grushte me Arbër Kokën, djalin e Lefter Kokës, ish-ministrit të Mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat