Targat, jo më në sportele - Bota Sot
Targat, jo më në sportele

Shqipëria

Targat, jo më në sportele

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 09:14
Ilustrim

Numri i madh i ankesave për Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njohur ndryshe si drejtoria e targave, ka bërë që qeveria të vendosë të heqë kontaktetet e  drejtpërdrejta të qytetarëve me nëpunësit e kësaj drejtorie.

Sipas zv/Kryeministres Senida Mesi, qytetarët që kanë nevojë për shërbime lidhur me targat apo lejet e drejtimit të automjeteve,  duhet t’i dorëzojnë dokumentet pranë sporteleve të agjensise ADISA. Këto janë qendra të posaçme të hapura deri më tani në 5 qytete ku ofrohen shërbime dhe merren dokumenta vetëm me një ndalesë, ose vetëm në një sportel.

Në Tiranë operon vetëm pranë Zyrës së Hipotekës, për të cilën vetëm gjatë vitit 2017 janë regjistruan 3700 ankesa

Për të shmangur korrupsionin e administratës, qeveria ka rritur numrin e shërbimeve dhe dokumentave që merren online.

Numri 2 i qeverisë mohon se “fshesa” që prek administratën pas këtij reformimi të shërbimeve publike, të ketë prapavijë politike kundër LSI e aletatëve të tjerë. Por, sipas saj, të vetëm ne timon, reforma është më e lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat