Paris Xhemollari, 19 vjeçari nga Elbasani ra në prangat e policisë pasi nuk pranoi tu ndalonte forcave blu duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “28 Nëntori”, ka kundërshtuar punonjësin e policisë rrugore gjatë vendosjes së një mase administrative dhe është larguar duke rrezikuar jetën e punonjësit të policisë rrugore.
Patrulla e Përgjithshme dhe Shqiponjat bënë te mundur kapjen dhe arrestimi në flagrancë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.