Analiza vjetore e Policisë së Beratit: Asnjë vrasje në 2017

Shqipëria

Analiza vjetore e Policisë së Beratit: Asnjë vrasje në 2017

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 16:31
Policia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas analizës vjetore të punës për vitin 2017, të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ku mori pjesë dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, deklaroi për mediat se, gjatë vitit të kaluar në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero.

Vlen për të theksuar, se Drejtoria e Policisë Berat ka patur rezultate pozitive, ndërsa fokusi i punës për këtë vit, do të jetë operacioni kundër krimit të organizuar “Forca e Ligjit”, tha Veliu.

Dua të theksoj, u shpreh Veliu, se numri i aksidenteve me pasoja të rënda, pra me pasoja fatale, është jashtëzakonisht i ulët, në krahasim me Drejtoritë e tjera Vendore të Policisë.

Përveç problematikave dhe rezultateve të evidentuara në këtë analizë u këmbëngul dhe u theksua edhe prioritetet ku do të fokusohet puna e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për vitin 2018, ku prioriteti kryesor do të jetë vazhdimi pa ndërprerje i operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe puna parandaluese që duhet të bëhet në drejtim të eleminimit të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike, pavarësisht numrit të ulët të sipërfaqes apo të rrënjëve të evidentuara gjatë vitit 2017.

“Në vitin 2018 gjithë puna e Policisë së Drejtorisë Vendore Berat do të fokusohet që ky fenonem të mos ekzistojë më në këtë qark”, tha Veliu. Ndërsa i pyetur nëse do të kishte reformë në Polici,

drejtori Veliu tha se, në Polici do të ketë ristrukturim ose riformatim për t’a bërë strukturën sa më efiçente dhe më fleksibël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat