Nga beton në lulishte! - Bota Sot
Nga beton në lulishte!

Shqipëria

Nga beton në lulishte!

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 18:21
Rruga "Muhamed Gjollesha" pranë Fakultetit të Inxhinierisë

Tre ditë më parë nuk ishte gjë tjetër veçse një hapësirë e mbuluar nga betoni dhe tavolinat e lokalit në katin e parë të një pallati.

Por nga sot, në rrugën "Muhamed Gjollesha" pranë Fakultetit të Inxhinierisë është shtuar një lulishte e re duke u rikthyer qytetarëve hapësirën e munguar në gjithë këto vite.

Siç mund të shihni edhe nga kjo video, brenda tre ditëve, punonjësit e ndërmarrjes së Bashkisë së Tiranës larguan inertet e krijuara nga prishja e ndërtimit pa leje dhe bënë mbjelljen e pemëve të reja që do të mund të përdoret tashmë nga gjithë banorët e pallateve përreth.
 
Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projekteve për zgjerimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet dhe vendosjen e tyre në shërbim të qytetarëve. Nisma “Tirana në punë” ka sjellë lirimin e hapësirave, rikualifikimin urban dhe ndërtimin e disa kënde lojërash për fëmijë në zona të ndryshme të kryeqytetit gjatë këtyre 3 viteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat