I zbulohet mashtrimi, kush është 40-vjeçari që shkaktoi vdekjen e nuses dhe vjehrrit në Golem

Shqipëria

I zbulohet mashtrimi, kush është 40-vjeçari që shkaktoi vdekjen e nuses dhe vjehrrit në Golem

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 01:01
Aksident

Policia e Tiranës ben me dije se ka arrestuar shkaktarin e dyshuar te aksidentit tragjik me dy te vdekur dhe nje femije te plagosur sot ne Golem.

Ai eshte Halil Koka, 40-vjeçari te cilit iu zbulua mashtrimi pasi kishte tentuar te bindte te dashuren e tij 30-vjecare, te merrte persiper fajin per aksidentin e te mos tregonte qe nuk ishte ajo ne timon. E reja fillimisht ne polici tha se ishte ajo qe drejtonte makinen qe shkaktoi aksidentin, por me vone u zbulua se nuk ishte e vertete.

Në vijim të informacionit paraprak

Ne vijim të punës hetimore, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorine kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Toyota” shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja I.P., rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.

Materialiet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme.

Si u zbulua mashtrimi

Fillimisht përgjegjësinë e aksidentit si drejtuese të automjetit e ka marrë Ilda Parroj, 30-vjeçe ndërsa në automjet ndodhej edhe Halil Koka, partner i saj.

Gjithçka ka ndryshuar rrjedhën e hetimit pas dëshmisë së një qytetari që ka parë aksidentin. Ai i ka thënë policisë se në drejtimin e automjetit ishte një djalë. Pas konfuzioneve nga Parroj e cila mori përgjegjësinë e aksidentit se ishte ajo në timon dhe dëshmisë së qytetarit, policia i mori në pyetje veçmas Kokën dhe Parrojn në Policinë e Kavajës, shkruan “Shqiptarja.com“.

Në dhomat e ndara të policisë, vajza ka pranuar se kishte mashtruar, pasi sipas saj, ka qenë Halil Koka ai që i ka kërkuar të marrë përgjegjësinë e aksidentit pasi ai do paguante për ta nxjerrë nga policia. Pas kësaj dëshmie të Ilda Parroj, policia ka marrë në pyetje Halil Kokën të cilin e ka vënë përballë dy dëshmive, qytetarit dhe shoqërueses së tij. I gjendur përpara dy të dhënave kokforta, Halil Koka ka pranuar se ka qenë ai në drejtimin e automjetit tip “Toyota Corolla”. Shoqëruesja e tij Ilda Parroj do akuzohet për dëshmi të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat