Basha: Rama hajdut, kryengritja qytetare e largon - Bota Sot
Basha: Rama hajdut, kryengritja qytetare e largon

Shqipëria

Basha: Rama hajdut, kryengritja qytetare e largon

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 06:45
Kryetari i PD Lulzim Basha

Kryetari i PD Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili nga Berati foli për skemën e ndihmës ekonomike dhe punësimin. Kryedemokrati i bëri thirrje qytetarëve që janë në gjëndje të vështirë ekonomike të mos i nënshtrohen fatit por të ngrihen në kryengritje për të larguar kryeministrin Rama.

Lulzim Basha: Ne nuk do t'i ndahemi asnjë sekond kësaj emergjence kombëtare. Po evidentojmë në terren fatin dhe faktet e gjithë këtyre familjeve të hequra në mënyrë abuzive. Përballja do të jetë në Parlament dhe kudo, ndaj i bëjmë thirrje të gjithë atyre që sot gjenden në nevojë ekstreme të ngrenë zërin, të bashkohen, të mos i nënshtrohen fatit, që thotë sa më shumë ju varfëroj aq më shumë ju sundoj. Një politikan abuziv, një parazit, një hajdut i cili nuk meriton gjë tjetër veçse kryengritje qytetare dhe largimin e tij sa më parë nga përgjegjësitë të cilat nuk i kryen duke dhunuar ditë për ditë fatin e qytetarëve dhe bashkëqytetarëve."

Basha tha se me Rama me ardhjen në qeveri shpunësoi shqiptarët dhe tani po u heq dhe bukën e fëmijëve prandaj misioni i opozitës është të "vetëndërgjegjësojmë njerëzit për gënjeshtrat e Ramës"

Lulzim Basha: "Do t’ia themi një herë njëri-tjerit se ky mashtron ditën për diell,  gënjeshtra që nuk i beson askush dhe pastaj t’u themi shqiptarëve që nuk  ka rrugë tjetër përveç se ta heqim nga puna këtë  parazit, mashtrues dhe hajdut. I cili para një viti tha: “Më punësoni,  t’ju punësoj”. Ndërkohë ka shpunësuar shqiptarë dhe tani u heq edhe  bukën e fëmijëve."

 Por a do të ketë protesta?

Në prononcimin për median nga selia e PD-së Basha tha se protesta ka por ato po përpiqen të mbahen larg syrit të medias.

"Protesta ka pasur dhe sot në Berat por është bërë përpjekje për t'i mbajtur larg medias"- tha Basha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat