Sot Juncker vjen në Tiranë, Vlahutin thirrje klasës politike - Bota Sot
Sot Juncker vjen në Tiranë, Vlahutin thirrje klasës politike

Shqipëria

Sot Juncker vjen në Tiranë, Vlahutin thirrje klasës politike

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 07:23
Edi Rama dhe Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të mbërrijë sot në Tiranë në një vizitë zyrtare. Vizita është pjesë e një turi që Presidenti Juncker do të bëjë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rreth orës 19:00 të ditës së diel, Presidenti i Komisionit Europian i cili do të shoqërohet dhe nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, do të takohet me kryeminsitrin Edi Rama dhe rreth orën 19:40, Juncker dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më pas në axhendë do të jetë një darkë zyrtare me kryeministrin. Të hënën në mëngjes, Presidenti Jean- Claude Juncker do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta.

Ndërkohë ditën e sotme, ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka botuar një thirrje publike per popullin dhe klasën politike. Vlahutin ben thirrje per angazhim konstruktiv dhe zbatim serioz te reformave te domosdoshme ne prag te integrimit, duke rikujtuar aspiratën 27 vjecare " E duam SHqiperine si gjithe Europa".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat