Ndihma ekonomike, Basha: Vendim kriminal i Ramës, tani fshihet si skuth!

Shqipëria

Ndihma ekonomike, Basha: Vendim kriminal i Ramës, tani fshihet si skuth!

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 22:13
Kryeopozitari Lulzim Basha

Kryeopozitari Lulzim Basha ka denoncuar edhe njëherë heqjen nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike të familjeve në nevojë.

“Prej 5 vjetesh i perzgjedh Edi Rama kush e merr e kush jo ndihmen ekonomike. Nese ka abuzues, pergjegjesia eshte e tij”, shprehet kreu i PD-së.

“Po kjo nuk mund te justifikoje aspak vendimin kriminal per tu hequr buken e gojes 20 mije familjeve qe s’kane asnje mundesi tjeter per te mbajtur frymen gjalle. Pasi nuk i eci mashtrimi se keta te pamundur preferojne me mire 50 mije leke ndihme se sa nje vend pune me rroge, tani fshihet si skuth pas abuzuesve, a thua nuk eshte vete ky qe ka ndertuar nje qeverisje abuzive, kriminale dhe te korruptuar”, shton Basha në një postim në faqen e tij në Facebook, teka shpërndan një kronikë të VOA-s, ku paraqiten rastet e disa familjeve në Gjirokastër, të cilët tregojnë se edhe pse jetojnë në mjerim, ju është hequr ndihma ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat