Kreu i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho po viziton sot Shqipërinë ku ka takuar ministrin Xhafaj dhe më pas kryeprokuroren Arta Marku. Ai dha mesazhin e qartë se duhet të shkëputen lidhjet e krimit me politikën dhe njerëzit e pushtetshëm.
I pyetur enkas për bashkëpunimin mes Italisë dhe Shëipërisë në lidhje me hetimet për Saimir tahirin, ai tha: “Bashkëpunojmë me ata që kanë në objekt të punës luftën kundër krimin e organizuar.
Ne kemi një rregull: Zbatojmë ligjin në mënyrë të barabartë për çdo qytetar të çdo niveli, pavarësisht nga statusi politik apo shoqëror. Në Itali hetohet kushdo. Kjo është forca jonë në Itali”.