Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë Berishën: Meçollari s'ka qenë spiun

Shqipëria

Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë Berishën: Meçollari s'ka qenë spiun

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 13:45
Sali Berisha

Ministria e Mbrojtjes në përgjigje të akuzave të ish kryeministrit deklaron se Artur Meçollari ka çertifikatë sigurie.

Interesit te Ora News kjo ministri mohon akuzat se Meçollari ka qenë spiun.

"Akuzat për spiunazh për Artur Meçollarin janë një trillim. Ka pasur edhe ka çertifikatën e sigurisë e cila jepet dhe konfirmohet nga NATO. Kjo çertifikatë nuk i është hequr asnjëherë. Meçollari deri në vitin 2017 ka qenë këshilltar i komandantit të forcave të NATO, John Nicholson." 

Në një prononcim për median Berisha e quajti superskandal emërimin ne grupin negociator te Artur Meçollarit

Berisha: "Do të denoncoj me ashpërësinë më të madhe në grup një ish spiun i larguar nga Forcat e Armatosura për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja. Ai u largua pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHIU dhe të dhënave të tjera i larguar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme. Eshtë Artur Meçollari. Ky përbën superskandal.  Jam i sigurtë që e gjithë marrëveshja është bazuar në hartat e këtij spiuni që nuk ka interesa kombetare por vetem interesa te vendit qe i shërben. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo rrugën e influencës së vendit ku ai merrte rrogën tjetër për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar." 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat