Vetingu në Polici, Shehu: Ky ligj i pamjaftueshëm për të zgjidhur problemet madhore

Shqipëria

Vetingu në Polici, Shehu: Ky ligj i pamjaftueshëm për të zgjidhur problemet madhore

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 16:43
Tritan Shehu

Në seancën e sotme parlamentare deputetët diskutuan projektligjin për vetingun e policisë. Projekt ky, që është shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar dhe synon të bëjë vlerësimin e figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale të rreth 13 mijë policëve.

Në fjalën e tij në Kuvend deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh pro vetingut në polici por ky ligj që është paraqitur në seancë nga Këshilli i ministrave sipas tij është i pamjaftueshëm për të zgjidhur problemet madhore.

“Ky diskutim është i një rëndësie të veçantë, dhe për momentin dhe për problemet e mëdha që po kalon vendi sot, ku pa dyshim përballja me krimin dhe korrupsionin janë nga elementët thelbësorë, jo thjesht për rendin po si një luftë për mbijetesën e demokracisë dhe zhvillimit. Krimi dhe korrupsioni janë kanceri I këtij vendi dhe nëqoftëse nuk luftohen e ardhmja e jonë dhe fëmijëve tanë do të jetë mjetet e dyshimtë. Flasim sot për policinë e shtetit e cila në një vend demokratik ka funksione pluridimensionale dhe Shqipëria është një vend demokratik.

Jo vetëm si shkatërrues, por edhe për rendin të tërësi qoftë dhe sociale, për rregullin si faktor  edukues  për qytetarin, si një faktor mbrojtës ndaj qytetarëve. Qytetarët duhet ta ndjejnë të tyren dhe kjo padyshim lidhet me besimin e madh që qytetari duhet të ketë tek policia, gjë kjo thelbësore për vendet tona për të përballuar sfidat e mëdha. Por fatkeqësisht këto role janë goditur rëndë dhe nuk është ashtu si kërkohet. Sot këshilli i ministrave ka sjellë një ligj për të bërë disa ndryshime për vetingun dhe kontrollet e policisë. Unë nuk them që jo, nuk them që nuk duhen bërë. Por ky ligj dhe mënyra si i trajton ky ligj janë të pamjaftueshme për të zgjidhur problemet madhore që kanë sot institucionet e policisë. Nga ana tjetër mënyra si është kompozuar krijon dyshime të mëdha  në realizimin e këtij ligji. Dhe kjo lidhet me problemet e krijuara vitet e fundit me policinë, probleme të krijuara nga kjo qeveri,” tha Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat