Dosja "Tiranë- Elbasan", Krimet e Rënda thërrasin për të dëshmuar Ministrin e Ramës

Shqipëria

Dosja "Tiranë- Elbasan", Krimet e Rënda thërrasin për të dëshmuar Ministrin e Ramës

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 17:27
Ilustrim

Një javë pas deponimeve të ish Ministrave të LSI-së Haxhinasto e Dervishaj, kësaj here në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka shkuar “kallëzuesi”, Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri.

Gjiknuri do të pyetet tek Krimet e Rënda në lidhje me hetimet që po zhvillohen për aksin Tiranë- Elbasan, ku deri më tani janë arrestuar një sërë ish drejtuesish nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit me rrugën në fjalë. Në pranga deri ëm tani janë ish drejtorët e ARRSH-së Dashamir Xhika e Andi Toma, por gjithashtu edhe një sërë ish drejtuesish të lartë si Aksel Qorduka apo Albens Alite.

Deri më tani Gjykata i ka mbajtur në burg personat në fjalë, pavarësisht kërkesës së tyre për t’u liruar nga masa e arrestit me burg.

Pritet që dëshmia e Ministrit Gjiknuri të ketë një tjetër impakt në këtë dosje, pasi kujtojmë se vetë ai vitin që lamë pas kallëzoi drejtuesit e ARRSH-së për shpërdorim të detyrës dhe një dëm të konsiderueshëm ekonomik në kurriz të shtetit. Një tjetër kallëzim penal ka qenë dhe ai i ngritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pikërisht për aksin rrugor Tiranë Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat