Deputetja e LSI: Ministria gënjeu për reflektimin e sugjerimeve të ICITAP-it

Shqipëria

Deputetja e LSI: Ministria gënjeu për reflektimin e sugjerimeve të ICITAP-it

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 18:21
Deputetja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Silva Caka

Deputetja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Silva Caka ka akuzuar qeverinë dhe mazhorancën, se ka gënjyer për ICITAP.

Sipas saj nuk është e vërtetë që ICITAP ishte konsultuar për ligjin. Ndërsa ka shtuar se nuk janë reflektuar çështje të rëndësishme siç është hetimi i ligjshmërisë së procesit të marrjes së gradave në polici.

‘Mazhoranca tha se Icitap ishte konsultuar për ligjin dhe nuk kishte sjelle rekomandime të shkruara. Në fakt ua kanë çuar të shkruara dhe nuk janë reflektuar 2 çështje shumë të rëndësishme:

1. Hetimi i ligjshmërisë se procesit të marrjes së gradave;

2. Trajnimi i anëtarëve të Komisioneve që do të vlerësojnë punonjësit e policisë’, u shpreh Caka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat