Moti i keq, Ministria e Arsimit: Në 82 shkolla të vendit nuk u zhvillua mësim

Shqipëria

Moti i keq, Ministria e Arsimit: Në 82 shkolla të vendit nuk u zhvillua mësim

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 19:48
Shqipëri

Për shkak të motit të keq me reshje shiu, dëbore dhe temperatura të ulëta gjatë ditës së sotme nuk është zhvilluar mësimi në disa shkolla të vendit.

Sipas njoftimit të ministrisë së Arsimit janë 82 shkolla në total ku nuk është zhvilluar mësimi, ndërsa nuk ka ende njoftim nëse këto orë do të kompensohen me ditë të tjera.

Njoftimi i plotë:

Për arsye të motit të keq nga reshjet e dëborës në zonat veriore dhe verilindore dhe reshjeve të shirave në zonën jugore, situata e shkollave ku nuk është zhvilluar procesi mësimor është si më poshtë:

Bashkëlidhur tabela me numrin e shkollave që nuk kanë zhvilluar procesin mësimor për secilin DAR/ZA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat