Vettingu “pret” Ministrin! Maxhoranca e opozita votojnë në parim ligjin për Policinë, por...

Shqipëria

Vettingu “pret” Ministrin! Maxhoranca e opozita votojnë në parim ligjin për Policinë, por...

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 19:50
Kuvendi i Shqipërisë

Si rrallë herë, maxhoranca dhe opozita kanë votuar së bashku pro në parim për ligjin e Vetting-ut këtë të enjte parlamentare.

Por vota në parim, dhe 31 abstenimet nuk mjaftojnë që ligji të nisë punën pasi kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka shtyrë votimin nen për nen dhe në tërësi për seancën e ardhshme.

Kujtojmë se pak orë më parë, PD ngriti në tavolinën e diskutimeve mundësin që në Vettingun për Policinë e Shtetit të përfshihet po ashtu edhe Ministri i Brendshëm, një amendament ky që nuk u hodh poshtë apo u pranua nga vetë maxhoranca.

Në votimin e kësaj mbrëmje, maxhoranca ngriti të 74 kartonat e saj jeshilë, ndërsa ligji mori në total 81 vota pro.

Me llogaritje të thjeshtë matematikore (përfshirë dhe votat e PDIU e Tom Doshit pro Ramës), të paktën 3 vota pro ligjit në parim, kanë ardhur nga opozita shqiptare. Votat e tjera kanë qenë abstenuese për një arsye të thjeshtë.

Votimi tërësor i ligjit u shty për shkak se pritet shqyrtimi i disa amendamenteve në projektligjin për Vettingun, të sjella nga LSI. Pak ditë më parë, përmes Petrit Vasilit, LS deklaroi se do të votonte ligjin e Vettingut në Polici, nëse ai do të rishikonte një sërë nenesh e amendamentesh që vetë kjo forcë politike do të sillte për diskutim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat