Shtyhet me një javë ligji për vettingun në polici, PS do shqyrtojë amendamentet e LSI

Shqipëria

Shtyhet me një javë ligji për vettingun në polici, PS do shqyrtojë amendamentet e LSI

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 20:24
Kuvendi i Shqipërisë

PS tërhiqet nga ligji për vetingun e policisë për të reflektuar propozimet e LSI-së. Kjo e fundit, paraqiti nje mori amendamentesh per te permiresuar ligjin per vetingun e policise.

Kuvendi ka shtyrë me një javë votimin nen për nen dhe në terësi të projektligjit të vettingut për punonjësit e policisë së shtetit.

Grupi parlamentar i PS-vendosi që këtë kohë ta shfrytëzojë për të shqyrtuar amendamentet e propozuara për këtë ligj nga LSI.

Balla: Grupi parlament i LSI ka depozituar një sërë amendamentesh dhe unë do ti kërkoja seancës që shqyrtimi nen për nen dhe në terësi të kalojë për seancën e ardhshme me qëllim që të kemi kohë për të shqyrtuar amendamentet dhe për gjetur mundësinë  e dakordësisë.

Vasili: Lidhur me amendamentet e paraqitura nga ne dhe të tjera reflektime të domosdoshme, është kohë pozitive që ta përdorim nëse do të kemi një reflektim në mënyrë që ligji të ketë standard. Është një mundësi për ta parë këtë reflektim. Jemi dakordësuar që të shtyhet votimi. Ndërkohë Kuvendi miratoi në parim projekligjin me 81 vota pro, asnjë kundër dhe 31 abstenim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat