Tre vdekjet e dyshimta të aktorëve shqiptarë..brenda skutave të errëta të Teatrit

Shqipëria

Tre vdekjet e dyshimta të aktorëve shqiptarë..brenda skutave të errëta të Teatrit

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 21:37
Dokument

Dashuria e spektatorëve që mbushin plot sallën e teatrit kombëtar nuk mjafton për të mbajtur në këmbë godinën. Sot drejtori Hervin Çuli u bë udhërrëfyes i kameras së Top Channel në skutat më të thella të teatrit, që janë larg syve të spektatorëve. Ajo që del në pah është një gjendje alarmante, e vënë në dukje edhe në një raport të zjarrëfikësve.

Prania e azbestit në godinën e Teatrit Komëbëtar përpara se të përmendej nga kryebashkiaku Erion Veliaj pak ditë më parë gjatë një interviste televizive, është ngritur si shqetësim nga drejtori i teatrit Hervin Çuli që në vitin 2014.

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrive të Kulturës dhe të Mjedisit, drejtori Çuli përmend aktorët Roland Trebicka, Fatos Sela dhe Fadil Kujovska të ndarë nga jeta në harkun kohor 2013-2014 në moshën mes 63 dhe 65 vjeç si raste të dyshimta që kërkonin një hetim të thelluar për praninë e azbestit, një substancë kjo tejet kancoregjene, e ndaluar në të gjitha vendet e Bashkimit europian dhe më gjerë. Por këto analiza nuk u bënë kurrë.
“Në vitin 2014, i kam dërguar një shkresë Ministrisë së Kulturës në të cilën kërkoj një skaner urgjent të godinës së institucionit nisur nga fatkeqësitë e njëpasnjëshme në TK. Përgjigje: Identifikimi i përmbajtjes së azbestit në këto mjedise ,mund të realizohet nga struktura të specializuara në fushën e analizave laboratorike. Unë nuk e e di kush janë. Për të qenë korrekt vazhdoj të pres nga Ministria e Mjedisit që të vijnë e të analizojnë kampoinet,” shprehet Hervin Çuli.

Azbesti nuk është e keqja e vetme e godinës. Po në vitin 2014, zjarrëfikësit e Tiranës përpiluan këtë akt kontrolli, sipas të cilit tavanet e korridorit, të garderobës dhe ai i sallës së shfaqjes janë jashtë kushteve të sigurisë. Drejtori Çuli na shoqëron pikërisht në skutat e teatrit, që nuk i sheh syri i publikut:

“Kjo është skena nga sipër me të çarat në cati.Ky është ambjenti poshtë skenës së teatrit. E gjitha kjo na mbushet me ujë deri në mes e me pompa përpiqemi ta nxjerrim jashtë. Se çfarë gjendje është mund ta shikoni vetë. Mund të shikoni se si po varet e gjithë ndërtesa,” thotë ai.

“Këtu jemi tek pjesa e garderobës, tavani po bvie, dhe gjithë kjo lagështi dëmton një produket artistik. Dëmton kostumet. Çarja e murit tregon se si godina po zhytet.Ky është populiti. Tallash i presuar. Vetëm një ekspertizë e vërteton nëse ka azbest apo jo. Këtu jemi në ambientet e zdruktarisë, ku prodhihet dekoret. Falë zotit me një emergjencë shumë të madhe rregulluam çatinë,” shton drejtori Çuli.

Teatri po vdes ngadalë. Vetëm dashuria e spektorëve që mbushin plot sallën e shfaqjeve me bileta 300 lekëshe, nuk mjafton për ta mbajtur godinën në këmbë. Bashkia e Tiranës dhe Kryeministria pritet të bëjnë publik projektin e teatrit të ri kombëtar, që do të ndërtohet si pjesë e një kompleksi të ri imobiliar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat