Vettingu në Polici, Xhafaj falënderon deputetët e opozitës që votuan pro në parim

Shqipëria

Vettingu në Polici, Xhafaj falënderon deputetët e opozitës që votuan pro në parim

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 21:51
Fatmir Xhafaj

Këtë të enjte disa nga deputetët e opozitës kanë votuar pro (në parim) për ligjin e Vetingut në Policinë e Shtetit, një veprim i cili është pritur me vlerësim nga ana e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Përmes një postimi në rrjetin social, Xhafaj ka falënderuar të gjithë deputetët që i dhanë dritën jeshile Vettingut në Polici, duke shtuar se me miratimin e pritshëm të ligjit javën e ardhshme, do të hapet një tjetër faqe e re për Policinë e Shtetit.

Ligji i Vettingut mori driten jeshile nga Kuvendi. FLM te gjithe atyre qe e mbeshteten e punuan per kete nisme. Faleminderit kolegeve socialistë per voten e qarte PRO ketij projekti. FLM per ata kolege te opozites qe kontribuan ne kete proces duke e mirekuptuar voten politike te tyre.

Vleresim dhe mirenjohje per bashkepunetoret e mi qe punuan per kete projekt shume te rendesishem, per partneret vendas dhe ata nderkombetar.

Falenderim per Policine e Shtetit qe e ka mbeshtetur forte kete iniciative dhe kontribuoi per te.”-shkruan Xhafaj.

Kujtojmë se votimi i ligjit nen për nen dhe në tërësi u shty për javën e ardhshme për shkak të disa amendamenteve që u paraqitën në kuvend nga ana e LSI-së. Pritet që pas shqyrtimit të tyre në kuvend, të enjten e ardhshme parlamenti të votojë ligjin për kontrollin e figurës dhe pasurisë së policëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat