Rama shkakton të qeshura në selinë e BERZH: Investues të depresionuar në Londër, hajdeni tek ne, ka naftë dhe bregdet

Shqipëria

Rama shkakton të qeshura në selinë e BERZH: Investues të depresionuar në Londër, hajdeni tek ne, ka naftë dhe bregdet

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 07:03
Rama

Kryeministri ynë shkaktoi të qeshura në sallë, teksa i quajti biznesmenet në Londer depresivë. Ai ndodhet në një samit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në selinë e BERZH-it në Londer.

“Po shoh gjithmonë e më tepër investues të depresionuar në Londër, kështu që mendoj se Ballkani është destinacion i rëndësishëm për ta provuar e për të ngritur moralin”, tha Rama, i cili shkaktoi dhe të qeshura në sallë. “Më pelqeni zoti Rama, se jeni gjithmonë provokator”, iu përgjigj moderatori.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se “Kemi optimizëm të arsyeshëm se ka burime të reja të mëdha të naftës dhe gazit në Shqipëri dhe rajon. Sidoqoftë do të doja të theksoja turizmin si fokusin kryesor së paku për 10 vitet në vijim, sepse ka një kërkesë të madhe dhe që po rritet shumë. Operatorët tanë turistikë janë të detyruar të kthejnë mbrapsht 25% të kërkesës për shkak të mungesës së infrastrukturës sonë pritëse dhe pse shifrat janë rritur në mënyrë të ndjeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat