Këshilli i Legjislacionit, Bylykbashi: T’i ndërpresim mandatin Kryeprokurores

Shqipëria

Këshilli i Legjislacionit, Bylykbashi: T’i ndërpresim mandatin Kryeprokurores

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 10:21
Ilustrim

Sot është mbledhur Këshilli i Legjislacionit për të diskutuar nen për nen propozimin e PD për ndryshimet kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se duhet t’i ndërpresim mandatin Kryeprokurores dhe të kthehet Prokuroria e Përgjithshme në shinat e legjislacionit.

“Kryeprokurorin e ri ta kalojmë në vetting dhe ta zgjedhim me 3/5 e votave në Kuvend. Askush nuk e di nëse Kryeprokurorja aktuale e kalon vettingun. Sapo KLP të ngrihet siç duhet, zgjedhim Kryeprokurorin e përkohshëm. Ky është një test për mazhorancën në qoftë se do drejtësi të pavarur”, tha Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat