Deputeti i PD-së kundër Berishës

Shqipëria

Deputeti i PD-së kundër Berishës

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 11:08
Ilustrim

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, vlerësoi përgatitjen ushtarake të Artur Meçollarit të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjunkshi tha për “Panorama” se kur ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk ka parë ndonjë raport të SHIUt se Meçollari ishte spiun.

“Unë nuk kam pasur asnjë informacion në lidhje me largimin e tij nga shërbimi ushtarak. SHIU varej nga ministri i Mbrojtjes dhe nuk kishte lidhje me Shtabin e Përgjithshëm. Unë personalisht nuk mbaj mend që të kem lexuar një raport apo informacion që Artur Meçollari ka bërë shkelje të detyrës apo ka bashkëpunuar me agjentura të huaja. Nuk mund ta them këtë, sepse nuk e disponoj këtë informacion. Por si individ dhe si ushtarak, Artur Meçollari ka vlerësimet e mia maksimale, është overqualified, kanë investuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës jashtëzakonisht për kualifikimin dhe trajnimin e tij”, tha Gjunkshi.

I pyetur nëse sheh paradoks te trajnimi i Meçollarit nga amerikanët dhe akuza për spiunazh, Gjunkshi tha se nuk i komenton dot akuzat.

“Këto nuk janë çështjet e mia, janë çështje të lidershipit që e ka marrë, sepse nga informacionet që kam unë, pas largimit, Meçollari nuk ka bërë një kallëzim në Gjykatë për largim të padrejtë nga puna. Informacion të plotë për largimin e tij nga detyra ka komandanti aktual i Forcave Detare, zoti Ylber Dogjani, i cili ka pasur dokumentacionin e duhur për këtë rast”, tha gjeneral Gjunkshi.

Ndërsa major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare, tha se nuk ka lidhje me akuzat që Sali Berisha bëri në adresë të tij.

“Nuk kam asnjë lidhje me akuzat, nuk kam asnjë përgjigje për zotin Berisha, unë jam caktuar negociator për shkak të pozicionit që kam dhe detyrës që kryej”, tha major Dogjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat