Bie kërkesa e PD-së: S'ka ndryshime në Kushtetutë

Shqipëria

Bie kërkesa e PD-së: S'ka ndryshime në Kushtetutë

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 11:31
Oerd Bylykbashi

Me 8 vota kundër mazhoranca në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ndryshimet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit të Përgjithshëm.

PD kërkoi sot edhe ndërprerjen e mandatit për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, e cila sipas tyre është zgjedhur në kundërshtim me kushtetutën.

“T'i ndërpresim mandatin Kryeprokurores. Kryeprokurorin e ri ta kalojmë në vetting dhe ta zgjedhim me 3/5 e votave në Kuvend. Askush nuk e di nëse Kryeprokurorja aktuale e kalon vettingun. Sapo KLP të ngrihet siç duhet, zgjedhim Kryeprokurorin e përkohshëm. Ky është një test për mazhorancën nëqoftëse do drejtësi te pavarur", tha deputeti Oerd Bylykbashi ndërsa deputetët e mazhorancën thanë se procesi ka qenë transparent. 

Gramoz Ruçi bëri me dije se raporti do i kalojë për miratim seancës plenare, ku afati minimal për t’i kaluar seancës është data 15 dhe maksimal data 22. Relatorët Alket Hyseni dhe Oerd Bylykbashi do të përgatisin raportet jo më vonë se 3 javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat