Parashikimi i sinoptikanëve për ditët në vazhdim: Qytetet me më shumë dëborë dhe shi

Shqipëria

Parashikimi i sinoptikanëve për ditët në vazhdim: Qytetet me më shumë dëborë dhe shi

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 12:26
Ilustrim

IGJEUM në buletinin e ditës së sotme, ka dhënë informacione lidhur me situatën e reshjeve dhe të dëborës në vendin tonë.

Sipas këtij instituti, gjatën natës së sotme dhe në dy ditë në vazhdon do të ketë ulje drastike të temperaturave, ndërsa reshje më të shumta do të ketë në Dibër, Tiranë dhe Elbasan.

PARASHIKIMI METEO SIPAS IGJEUM

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit.

Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: +1 / 7

në vendet e ulëta: +1 / 5

në vendet malore: – 8 / 2 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike e IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme përgjatë dy ditëve të ardhshme. Nga data 2 Mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat