Kunjat e Bushatit për Metën: Nuk zgjidh dot 3 çështje “Ego, Paranoja, Saliu”

Shqipëria

Kunjat e Bushatit për Metën: Nuk zgjidh dot 3 çështje “Ego, Paranoja, Saliu”

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 15:38
Ditmir Bushati

Gjatë fjalës në Komisionin e Politikës së Jashtme, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme tha se i kishte kthyer përgjigje presidentit të vendit për objektin e marrëveshjes, për titullin, për projekt-marrëveshjen, ekipin negociator dhe si asnjëherë tjetër edhe jetëshkrimin e negociatorëve.

Por Bushati ka thumbuar presidentin e Republikës duke u shprehur se të vetmet çështje që Ditmir Bushati nuk mund t’i jepte zgjidhje, ishin “egoja, paranoja dhe Saliu”.

Reagimi i Bushatit vjen pas deklaratave të presidentit Ilir Meta në emisionin Studio e Hapur, gjatë së cilës ndryshe nga çfarë kishte deklaruar në konferencën e shtypit në 20 shkurt, mbrëmë pranoi se ka pasur takim me Ministrin e Jashtëm një ditë para takimit ne Korcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat