Dëbora rrezikon serat, fermerët e Lushnjës: U trembemi dhe ngricave

Shqipëria

Dëbora rrezikon serat, fermerët e Lushnjës: U trembemi dhe ngricave

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 21:52
Fermeri i Lushnjës

Dëbora e pazakontë për Lushnjën i ka zënë në befasi fermerët.

Ka 10 vjet që nuk bie borë. Po ngriu kjo, ikëm ne…ca masash kemi marrë, hiç asnjë. Ja vëmë plastmasë. Kam ndez sobën. Është bereqet për misrin dhe fasulen pro këto i than i bën na…”, thotë një fermer.

Specialisti i bujqësisë, Dhimitraq Qorri thekson se nuk është vetëm ngrica ajo që rrezikon fermerët, por është dhe pesha e dëborës mbi serra.

“Në ditën e fundit të shkurtit bora është shfaqur. Janë raste të rralla. Problem për perimet në serra. Bora të largohet nga plastmasi”, shprehet Dhimitaq Qorri, specialist bujqësie.

Për bimët jashtë serrave specialisti thotë se nuk ka rrezik, pasi nuk janë në fazën e lulëzimit, por i këshillon fermerët t’i shkundin pemët nëse shtohet intensiteti i dëborës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat