SKANDAL! Qeveria shqiptare nis kontrollin e rrjeteve sociale të punonjësve

Shqipëria

SKANDAL! Qeveria shqiptare nis kontrollin e rrjeteve sociale të punonjësve

Më: 3 mars 2018 Në ora: 08:08
Edi Rama

Shumëkush pyet sot nëse qeveria e të majtëve është e majtë apo jo, ndërsa disa të tjerë pyesin nëse kryeministri, është me të vërtetë “reformator” apo “diktator”, por një gjë është e qartë për këdo shqiptar, në qeverinë e drejtuar nga Rama nuk i lihet vend “gafave”, e sidomos atyre që mund të përdoren apo që përfundojnë në televizion.

Fjala nuk është për ERTV-në e famshme të kryeministrit, që merr “në intervistë” vetë pushtetarët, por për një shkresë zyrtare, e cila shkruan e zeza në të bardhë, seriozitetin e qeverisë, kur fjala vjen tek imazhi!

Emisioni investigativ STOP ka publikuar këtë të premte një shkresë zyrtare, e dalë nga ALUIZNI, e cila i drejtohet të gjithë punonjësve të saj me direktiva nga më absurdet. Institucioni i drejtuar nga Artan Lame, u kërkon punonjësve të tij që të fshijnë nga rrjetet sociale materiale apo fotografi që nuk përputhen me “etikën e administratës”...

Nga ana tjetër, absurdi vijon, pasi me shkresë, u kërkohet punonjësve që t’i bëjnë “share” e të shpërndajnë publikimet e faqes së institucionit.

Më poshtë shkresa e sjellë nga zëdhënësja e ALUIZNI-t, drejtuar punonjësve.

-Spastroni në Facebook-un profilet tuaja dhe të punonjësve tuaj nga fotografi, material apo komente, që nuk përputhen me etikën e punonjësit të administratës publike. Punonjësit, nga ana tjetër, duhet të bëjnë “share” publikimet e faqes së institucionit.

-Në lidhje me daljet publike në mediat e shkruara apo vizive, lokale apo kombëtare ju lutem do na vini në dijeni. Do ishte shumë mirë që të jeni sa më shumë prezent në media.

-Ndërsa zyrat e hipotekës, një herë në javë të bëjnë gati listën e personave, që kanë regjistruar pronën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat