613 kg drogë nga Kolumbia, veprim i papritur i policisë shqiptare

Shqipëria

613 kg drogë nga Kolumbia, veprim i papritur i policisë shqiptare

Më: 3 mars 2018 Në ora: 22:52
Arbër Çekaj

Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, mbetet personi kyç në hetimin e rrjetit të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.

Për të siguruar më tepër prova, policia ka kryer kontrolle në këtë banesë në pronësi të familjes së tij në Sauk. Janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të cilat që po verifikohen. 

Vetë Arbër Çeka, pronar i kompanisë “Arbri Garden”, nga jashtë vendit ka pohuar se nuk ka lidhje me ngarkesën e kokainës.

Ai ka pretenduar se ka porositur banane në Kolumbi.

Kontrolle jane kryer edhe edhe në banesat e dy personave të tjerë të arrestuar, shoferit Armando Pezaku dhe menaxherit Donaldo Lushaj.

Këta të fundit dolën para Gjykatës gjatë ditës së premte, ku u lanë në burg. Lushaj dhe Pezaku nuk pranuan të japin detaje për ngarkesën, duke pretenduar se nuk kishin dijeni për traãkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat