Zhilla: Shqiptarët kanë parcelat e kokainës në Amerikën Latine

Shqipëria

Zhilla: Shqiptarët kanë parcelat e kokainës në Amerikën Latine

Më: 5 mars 2018 Në ora: 08:28
Fabian Zhilla

Fabian Zhilla, studiues dhe ekspert i Kriminalistikës, mendon se grupet kriminale shqiptare kanë arritur të krijojnë parcelat e tyre të blerjes së kokainës në Amerikën Latine. Në edicionin qendror të lajmeve në Ora News, Zhilla u shpreh i sigurtë për ekzistencën e karteleve shqiptare në vende si Kolumbia apo Ekuadori.

Fabian Zhilla: “Ne nuk dimë sa kartele shqiptare kanë plantacionet e tyre në Amerikën Latine. Unë mendoj që ka, por nuk dimë numrin e karteleve. Nuk dimë sa kartele janë dhe si operojnë. Pra është një kartel që furnizon grupet shqiptare këtej, apo secili nga kartelet shqiptare ka parcelat e veta

Sipas Zhillës, rrezja e veprimit të karteleve shqiptare, shtrihet gjerësisht në Europë.

Fabian Zhilla: “Mendoj që kemi kartele të ndryshme shqiptare që operojnë Itali dhe grupe shqiptare që operojnë në Gjermani dhe Britaninë e Madhe”    

Forma e transportit, duke përdorur edhe Maltën tregon se kemi të bëjmë edhe me një kartel kokaine në shqipëri, që nuk është hera e parë. Studiuesi shton se në këtë rast policia duhet të priste, që të kapeshin organizatorët, pasi  kokat e trafikut nuk u arrestuan.

Fabian Zhilla: “Do të duhej të pritej të kapej, le të themi deri ku shkonte dhe kush ishin organizatorët le të themi, sepse një kapje e tillë siç e shikoni, janë kapur thjesht shoferët dhe nuk janë kapur kokat”

Së fundmi, Zhilla tha se sasi të tilla kokaine nuk kalojnë pa mbëshetje të fortë nga segmentet shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat