Reshjet e shiut dhe shkrirja e dëborës shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash në vend

Shqipëria

Reshjet e shiut dhe shkrirja e dëborës shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash në vend

Më: 5 mars 2018 Në ora: 09:35
Ilustrim

Reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e dëborës kanë krijuar probleme të shumta në vend. Kështu, aksi nacional Qafa e Buallit-Shupenzë, në vendin e quajtur Vajkal në Bulqize u përmbyt këtë të diel. Në rrugë pati rrëshqitje të dherave dhe gurëve, ndërsa u bllokua lëvizja e automjeteve drejt Tiranës dhe Peshkopisë, por edhe rrugët që lidhin qytetin e ri dhe qytetin e vjetër.
Probleme u shfaqën edhe në Qarkun e Kukësit. Lëvizja është e vështirë në territorin malor, ku në rrugën që lidh fshatin Lojmë me aksin Kukës-Shishtavec , banorët duhet të ndërrojnë mjetet për të hyrë dhe dalë nga fshati. Rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve ka patur edhe në rrugën Kukës-Shishtavec . Rruga e Kombit funksionon normalisht .
Ka patur mungesë të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Tropojë e Vjetër dhe Lekbibaj, ndërsa grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Shkrirja e borës dhe reshjet e shiut kanë rritur prurjet e lumenjve, e për pasojë është rritur edhe niveli i Liqenit të Fierzës, ku kuota është afër maksimales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat