Burg për grabitësit e Fierit

Shqipëria

Burg për grabitësit e Fierit

Më: 5 mars 2018 Në ora: 10:12
Grabitesi

Gjykata e Fierit ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali, 3 autorët e dyshuar të me armë të ndodhur të premten e shkuar në qytetin e Fierit, ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër i plagosur.

Të armatosur me armë zjarri, paraditen e së premtes, Fyraj, Demiraj dhe Gergali grabitën pikën e këmbimit valutor në pronësi të Gëzim Hoxhës. Në tentativë për t’i ndaluar, Agur Vrenozi, mik i pronarit, u përball me grabitësit, të cilët e qëlluan atë në kokë.

54-vjeçari humbi jetën mëngjesin e së shtunës, ndërsa Hoxha, i cili gjithashtu u plagos nga grabitësit mori plagë në këmbë dhe la spitalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat