Nuk përmbahet ish-këshilltari i Ramës: Ligësi, i sëmur psikik, i korruptuar, vetëm ti mos fol për hebrenjtë

Shqipëria

Nuk përmbahet ish-këshilltari i Ramës: Ligësi, i sëmur psikik, i korruptuar, vetëm ti mos fol për hebrenjtë

Më: 5 mars 2018 Në ora: 12:08
Edi Rama

Avokati Spartak Ngjela ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit Rama, duke e cilësuar si një enverist të çalë, një person të sëmurë psiqikisht dhe moralisht të korruptuar.

Përmes një postimi në rrjetin social, ish-miku dhe këshilltari i ngushtë kryeminstrit, Sparta Ngjela, duke ju referuar fjalëve të djeshme të Edi Ramës në forumin izraelito- amerikan në SHBA, ku u mburr për veprën e popullit shqiptar gjatë luftës së dytë botërore duke shpëtuar nga nazistët qindra hebrej.

Ngjela ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit Rama, duke e cilësuar si një enverist të çalë, një person të sëmurë psiqikisht dhe moralisht të korruptuar. Sipas tij, Rama nuk duhet të flasë për hebrenjtë, pasi ai është një enverist i çalë, duke kujtuar se ishte Enver Hoxha personi që ekzekutoi personat që ndihmuan hebrejtë në Luftën e Dytë botërore.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Të gjithë ata burra të mëdhenj shqiptarë që na ngritën në histori kur nuk pranuan të dorëzonin hebrejtë te nazistët, i vrau Enver Hoxha dhe hordhitë e tij në vitet 1945-1946.

Kryeministri shqiptar, një enverist i çalë, ka shkuar në Amerikë me mendimin se do t’i shpëtojë skartimit të tij si i korruptuar duke u mburrur me një histori që nuk i përket Enver Hoxhës por atyre që vrau Enver Hoxha.

Përderisa është fakt historik që të gjithë shqiptarët e mëdhenj që shpëtuan ebrejtë, u vranë dhe u masakruan nga Enver Hoxha në vitin 1945-1946, ku e gjen kurajën një enverist si Edi Rama që shkon e mburret personalisht për të masakruarit e Enver Hoxhës?

E gjen te ligësia e tij.

Shqiptarët sot kanë një kryeministër që, pasi është pushtuar nga ligësia si sëmundje, mendon se mund të shkatërrojë shqiptarët përfundimisht.

Esencialisht- i trembur deri në palcë nga ndëshkimi ligjor..

Psikikisht- i sëmurë

Moralisht- i korruptuar.

Ç’punë ka ky pafille me Ibrahim Biçakun, Lef Nosin, Patër Anton Arapin, Fuad Dibrën dhe njëzet a tridhjetë të tjerë që iu thanë Jo! gjermanëve për të dorëzuar ebrejtë, por që i vrau Enver Hoxha!

Zotërinj!

Ebrejtë i mbrojtën burra të mëdhenj që kishin shkrirë pasurinë e tyre për Pavarësinë e Shqipërisë; dhe jo hajdutë si këta tanët që në 12 vjet i kanë vjedhë shtetit shqiptar dhe shqiptarëve mbi 12 miliardë Dollarë; por që do t’i dorëzojnë tani deri në qindarkën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat