Shkodra në rrezik përmbytjeje, Voltana Ademi kërkon shpalljen e emergjencave

Shqipëria

Shkodra në rrezik përmbytjeje, Voltana Ademi kërkon shpalljen e emergjencave

Më: 6 mars 2018 Në ora: 19:51
Voltana Ademi

Situata me e përmbytjeve në Shkodër është përkeqësuar për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet. Përballë një situate të tillë ka reaguar kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila kërkoi shpalljen e emergjencave në zonat ku ka përmbytje.

“Në Anën e Malit janë 900 ha tokë të përmbytura dhe ka rritje të ujit në toka e rrugë deri në 30-50 cm. E njëjta situatë edhe në njësinë Dajç, situata është përkeqësuar. Nga lumenjtë ka një rritje prej 25-30 cm. Në Dajç s’ka furnizim me energji elektrike,” tha Ademi.

“Situata nuk varet vetëm nga shkarkimet në kaskadën e Drinit. Në zonën e Nën-Shkodrës pritet që rreziku i përmbytjeve të jetë më i madh. Më 8 mars pritet që te jetë situata më e vështirë. I kërkoj prefektit të mbledhë komisionin e emergjencave në mënyrë urgjente dhe të analizohet situata e rëndë e krijuar kjo bazuar nga situata reale nga terreni dhe jo raportime fiktive siç ka ndodhur deri tani. Kërkoj shpalljen e emergjencave për Bashkinë Shkodër aty ku ka përmbytje,” është shprehur kryebashkiakja e Shkodrës.

Sipas IGJEUM situata e parashikuar paraqitet e vështirë, që do thotë se lumenjtë do kenë prurje të larta sidomos në Veri dhe kjo edhe me shkrirjen e borës dhe reshjeve. Drini dhe Buna kane patur rritje të niveleve. Rritja në lumin Buna dhe në liqen do të jetë më e ndjeshme në vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat