A po luan një 'tango' të rrezikshme Edi Rama?

Shqipëria

A po luan një 'tango' të rrezikshme Edi Rama?

Më: 6 mars 2018 Në ora: 23:52
Edi Rama

Në kulmin e implikimit të qeverisë shqiptarë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, Edi Rama ka menduar ta tërheqë vëmendjen e publikut me një histori të dalë boje, lobimin pro Bashës në Shtëpinë e Bardhë. Nëpërmjet këtij lobimi u mundësua edhe një takim i kreut të opozitës shqiptare me Presidentin amerikan Donald Trump qershorin e shkuar.

Për ta bërë sa më të besueshme për publikun, që po merr çdo ditë informacion se garancia politike e kokainës së Durrësit ishte Edi Rama, kryeministri ka përdorur një media amerikane, ‘Mother Jones’, për të përhapur tezën e përdorimit të Lulzim Bashës nga rusët. 

‘Mother Jones’ është një media ekstreme e majtë amerikane e cila ka si vijë të saj sulmin ndaj Partisë Republikane. Në të gjitha fushatat e fundit ajo ka qënë në vijën e parë të sulmit kundër kandidatëve republikane Mitt Romney dhe Donald Trump. 

Ajo financohet nga Fondacioni Soros. Në vitin 2013, Soros i dha 1.1 milionë dollarë revistës për të sulmuar senatorin republikan Mitch McConnell. Ajo është në pronësi të Fondacionit për ‘Përparimin e Kombit’, të cilët financohet rregullisht nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në pronësinë e Soros.

Revista është pjesë e një rrjeti të organizatave të ekstremit të majtë, të cilat, që nga viti 2000, kanë përfituar rreth 550 milionë dollarë nga George Soros. 

Teza e Ramës që lidh Bashën me rusët, e promovuar sot si investigim nga ‘Mother Jones’, është e një viti më parë. Më 13 mars 2017, gjatë protestës së PD në çadrën para kryeministrisë, Edi Rama deklaroi se "çadrën e opozitën e duan ngrehur edhe disa të huaj jashtë vendit që nuk radhiten ndër miqtë më të mirë të Shqipërisë”.

Ishte e njëjta kohë, kur Edi Rama, pasi kishte argumentuar se oferta ruse ishte prezente në rajon, i bënte presion Bashkimit Europian se, nëse negociatat e anëtarëskmit nuk hapen, Shqipëria do të shohë rrugë të tjera.

Absurdi i situatës ështe se Edi Rama ditën paguan lobistët Ballard Partner, të afërt me Donald Trump dhe natën paguan lobistë të tjerë që, me paratë e Sorosit, të sulmojnë Donald Trump, siç ka bërë me artikullin kundër Lulzim Bashës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat